Top 10 veturat luksoze më të popullarizuara të futbollistëve për vitin 2019

Thuajse secilin vit, futbollistëve u pëlqen t’i ndërrojnë veturat e tyre, duke i zëvendësuar të vjetrat me të rejat dhe padyshim rëndësi i kushtohet edhe madhësisë dhe fuqisë së motorit.
Ndërsa gjatë vitit 2019 janë parë yjet e popullarizuar të futbollit duke u shfaqur me automjetet e reja qoftë në fushat stërvitore apo gjatë daljes për t’i bërë blerjet.
Më poshtë jua sjellim disa prej veturave luksoze që kanë qenë më të popullarizuara ndër futbollistët gjatë vitit 2019:
10. Ford Mustang Fastback
https://www.instagram.com/p/BxuYXm4Coxj/
Çmimi: Duke filluar nga 37.685 funte (42.840 euro)
Shpejtësia maksimale: 157 mph (252 km/h)
Fuqia: 435 bhp (441 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: Më pak se pesë sekonda
Një prej veturave më ikonike sportive që është prodhuar ndonjëherë, Ford Mustang është një ikonë e automobilizmit amerikan. Ndërsa duke pasur një çmim që mund të konsiderohet shumë i lirë për pagat e majme të futbollistëve, sipas JBR Capital, ka qenë ndër automjetet e popullarizuara të futbollistëve të Ligës Premier.
9. Bentley Bentayga Onyx
https://www.instagram.com/p/Bk4fhHWAWZB/
Çmimi: Duke filluar nga 162.700 funte (184.701 euro)
Shpejtësia maksimale: 187 mph (301 km/h)
Fuqia: 600 bhp (608 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: Katër sekonda
Kur Bentayga doli në treg, menjëherë u bë vetura favorite e lojtarëve për shkak të komoditeti dhe madhësisë. Raheem Sterling është admirues dhe e ka një të tillë, njësoj sikurse bashkëlojtari i tij te Manchester City, Sergio Aguero. Ndërsa Jesse Lingard (Manchester United) është parë duke e vozitur një të tillë.
8. Maserati GranCabrio
https://www.instagram.com/p/Bxw5Sx4Dcxo/
Çmimi: Duke filluar nga 106.285 funte (120.641 euro)
Shpejtësia maksimale: 180.8 mph (291 km/h)
Fuqia: 454 bhp (460 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: 4.4 – 5 sekonda
Një prej shumë modeleve të veturave që i posedon Cristiano Ronaldo në garazhin e tij – është një prej modeleve më të bukura të Maseratit. Është veturë e konvertueshme me katër dyer që ka sharm dhe sofistikim.
7. Range Rover Autobiography
https://www.instagram.com/p/Bxxg4VuBm6G/
Çmimi: Duke filluar nga 101.260 funte (114.960 euro)
Shpejtësia maksimale: 155.3 mph (250 km/h)
Fuqia: 517 bhp (524 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: 5.4 sekonda
Nga dy modelet Range Rovers që ndodhen në këtë listë, Autobiography është një prej automjeteve më të mira luksoze që ndodhen në treg. Padyshim që Michael Carrick, Marcus Rashford, Phil Jones e Harry Kane, besojnë kështu, pasi janë mbështetës të brendit britanik.
6. Lamborghini Huracan Spyder
https://www.instagram.com/p/BxvNpLqJ34A/
Çmimi: Duke filluar nga 198.876 funte (225.843 euro)
Shpejtësia maksimale: 201.9 mph (325 km/h)
Fuqia: 630 bhp (638.7 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: 2.3 sekonda
Një ‘demon’ i shpejtësisë, Huracan Spyder është një superveturë e nivelit të lartë. Prandaj futbollistët e pëlqejnë. Njëri prej atyre që posedon një automjet të tillë është edhe Mauro Icardi.
5. Ferrari 488 Spider
https://www.instagram.com/p/Bxxi1LeIM2a/
Çmimi: Duke filluar nga 217.219 funte (246.611 euro)
Shpejtësia maksimale: 201.9 mph (325 km/h)
Fuqia: 659 bhp (668.1 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: 2.9 sekonda
Mario Balotelli e pëlqen shumë veturën e tij 488 Spider dhe është parë shpesh duke vozitur në Nisë. Ndërsa gjatë qëndrimit në Los Angeles në nëntorin e kaluar, Sergio Aguero e kishte marrë me qira një veturë të këtillë.
4. Audi RS6 Avant
https://www.instagram.com/p/BxxSp3DF0dI/
Çmimi: Duke filluar nga 80.000 funte (90.836 euro)
Shpejtësia maksimale: 155.3 mph (250 km/h)
Fuqia: 605 bhp (613.4 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: 3.2 sekonda
Vetura më e shpejtë e Audi, është njëherësh një prej më të shtrenjtave të këtij modeli në treg. Ka hapësirë të madhe brenda dhe pëlqehet nga futbollistët.
3. Mercedes-Benz G-Class
https://www.instagram.com/p/Bxw1lr2JRvh/
Çmimi: Duke filluar nga 91.215 funte (103.560 euro)
Shpejtësia maksimale: 136.7 mph (220 km/h)
Fuqia: 563 bhp (570.8 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: 4.1 – 5.4 sekonda
I njohur edhe si G-Wagen, automjeti Mercedes është një SUV luksoz. Mesut Ozil e posedon një të tillë me ngjyrë ushtarake, ndërsa një të tillë e ka në garazh edhe Raheem Sterlingu.
2. Bentley Continental GT
https://www.instagram.com/p/BxxXcjIJJe7/
Çmimi: Duke filluar nga 159.900 funte (181.541 euro)
Shpejtësia maksimale: 210 mph (338 km/h)
Fuqia: 552 bhp (559.6 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: 3.4 sekonda
Modelet që kanë stilin e vjetër janë gjithmonë më të pëlqyerit. Continental GT për herë të parë doli në vitin 2003 dhe që atëherë ka qenë vetuar më e popullarizuar e Bentleyt. Motori W12 është shumë më efikas se modeli i mëparshëm, ndërsa është shndërruar në pëlqimin kryesorë të lojtarëve.
1. Range Rover Sport SVR
https://www.instagram.com/p/Buurx9_llrg/
Çmimi: Duke filluar nga 99.620 funte (113.010 euro)
Shpejtësia maksimale: 175.8 mph (283 km/h)
Fuqia: 542 bhp (549.5 KF)
Shpejtësia nga 0-100 km/h: 4.5 sekonda
Modeli Range Rover Sport është fituesi i këtij viti për veturën më të popullarizuar ndër futbollistë. Ylli i Manchester Unitedit, Jesse Lingard, është ndër ata që pëlqejnë ta vozisin veturën me stil, komode dhe të pëlqyeshme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t’u dhënë fund debateve

“Real Madridi nuk ndihmohet nga gjyqtarët” – Courtois mesazh Simeones, thotë se vazhdimisht “qanë” dhe luan viktimën

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës