LAJMI I FUNDIT:

Top 10 – transferet dhe klubet shpenzuese

Top 10 – transferet dhe klubet shpenzuese

Afati kalimtar veror është mbyllur të martën në ora 19:00 dhe ashtu siç keni vërejtur nga mbulimi i gjithë aktivitetit në tregun e transferimeve, kemi përjetuar një ditë të fundit tepër intensive. Sidoqoftë, vlen të hidhet edhe një shikim në Top 10 transferet e këtij sezoni, në Top 10 klubet shpenzuese të këtij sezoni, ashtu si në detajet tjera, të cilave do t’u qaseni ekskluzivisht në Telegrafi.com, aty ku rreh zemra e sportit.

Top 10 transferet e këtij sezoni

1.

David Villa >> Barcelona – << Valencia – 40 mil €


Sulmuesi spanjoll është padyshim një nga top transferet e këtij sezoni dhe mund të thuhet se është transferi më i qëlluar. Villa pritet t’i japë edhe më shumë zjarr tashmë sulmit eksploziv të Barcelonës. Pas një Botërori të suksesshëm me Spanjën, ai duhet të jetë favorit i bastexhinjëve për çmimin e golashënuesit më të mirë.

2.

Javier Mascherano >> Barcelona – << Liverpool – 21 mil €

Thonë se gjërat e mira u vijnë atyre që presin. Mirë, Mascherano është dashur të presë një sezon të tërë për t’u larguar nga Liverpooli, ndërsa tani dëshira iu plotësua. Barcelona dështoi për Fabregasin, por në Mascheranon ata kanë një mesfushor që shumë lehtë mund të bëhet pjesa përfundimtare e perandorisë.

3.

Zlatan Ibrahimovic >> Milan – << Barcelona – 8 mil € + 24 mil €

Shuma e huazimit nuk dihet saktësisht, por shuma përfundimtare e transferit po. Ibrahimovic natyrisht se do të justifikojë çmimin e tij. Ai di si të shënojë në Serie A më mirë se çdo kush tjetër dhe përkundër faktit se ai vlerësohet si një nga dështimet e Barcelonës, ai është një nga më të mirët e botës në këtë lëmi.

4.

Marouane Chamakh >> Arsenal – << Bordeaux – transfer i lirë

Një blerje klasike me vlerë e bërë nga Arsenali, që ka potencial për t’u bërë transferi kryesor. Ish-sulmuesi i Bordeaux u jep Topçinjve prezencën e shumëkërkuar ajrore në sulm dhe tani mund të terrorizojnë më lehtë rivalët marrë parasysh edhe praninë e një Robin Van Persie.

5.

Diego >> Wolfsburg – << Juventus – 15.5 mil €

Sezoni i tij i vetëm te Juventusi ishte katastrofal, por viti i ardhshëm te Wolfsburgu nuk do të jetë i tillë. Diego është një nga talentët më të mëdhenj të Bundesligas. Është një kampionat i ndërtuar për të, i ndërtuar nga ai.

6.

Yaya Toure >> Manchester City – << Barcelona – 29 mil€

City ka shtrënguar muskujt financiar këtë verë dhe reprezentuesi i Bregut të Fildishtë vetëm sa e bën më të çeliktë një mesfushë tashme tejet solide.

7.

Robinho >> Milan – << Manchester City – 18 mil €

Një shumë totale prej 18 milionë eurosh për brazilianin – mirë, duke përfshirë edhe bonuset. Robinho mund të jetë seriozisht i diskutueshëm si një nga talentët më të mëdhenj botëror. Dy pikat e dobëta: mentaliteti i tij dhe nëse ai luan me Ronaldinhon në një formacion dhe luan prapa tij. Nëse Milani arrin të shmangë këtë, atëherë ky transfer do të jetë më se i qëlluar.

8.

Simon Kjaer >> Wolfsburg – << Palermo – 15 mil €

Wolfsburgu kompletoi transferimin e një prej mbrojtësve më të kërkuar gjatë kësaj vere. Gjermanët mposhtën klube të kategorisë së rëndë, të tilla si Manchester United, Liverpool dhe Milan, vetëm e vetëm për të siguruar firmën e mbrojtësit danez.

9.

Mario Balotelli >> Manchester City – << Inter – 30 mil €

Padyshim, kjo është saga më e gjatë transferuese e kësaj vere. Pas javëve të tëra me negociata, Manchester City dhe Interi arritën marrëveshjen për Super Marion. Përfundimisht është realizuar ribashkimi i shumëpritur i supertalentit italian me ‘babain’ e tij, Roberto Mancini.

10.

Mesut Ozil >> Real Madrid – << Werder Bremen – 15 mil €

Një nga yjet e Gjermanisë në Botërorin, Afrika e Jugut 2010, ka mundur të largohet si transfer i lirë nga Werderi vitin e ardhshëm, por Real Madridi nuk ishte në disponim për t’i zvarritur gjërat. Transferimi u kompletua brenda katër ditëve, kurse vetëm një vizitë në shtëpinë e Florentino Perezit mjaftoi që marrëveshja të arrihej.

Top 10 klubet më shpenzuese

Manchester City 145.450.000 €
Real Madrid 81.000.000 €
Barcelona 71.500.000 €
Juventus 56.450.000 €
Rubin Kazan 43.100.000 €
Zenit St. Petersburg 43.000.000 €
Genoa 41.400.000 €
Wolfsburg 38.900.000 €
Chelsea 38.000.000 €
Marseille 37.500.000 €

Top 5 transferet më të shtrenjta

1. 40 mil € – David Villa (Valencia > Barcelona)
2. 32 mil € – David Silva (Valencia > Manchester City)
3. 30 mil € – James Milner (Aston Villa > Manchester City)
4. 28 mil € – Mario Balotelli (Inter > Manchester City)
5. 25 mil € – Angel Di Maria (Benfica > Real Madrid)

Top 5 klubet me shitjet më të mëdha

1. 51 mil € – Valencia
2. 40 mil € – Inter
3. 22 mil € – Udinese
4. 24 mil € – Nice
5. 20 mil € – Getafe

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë:

Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"

La Liga
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Liga e Kampionëve
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Ndërkombëtare
Chelsea bën lëvizjen e parë për Garanachon - Man United i njofton për çmimin

Chelsea bën lëvizjen e parë për Garanachon - Man United i njofton për çmimin

Premier League
“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

La Liga
Kalo në kategori