LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi akuzon Policinë: Ajo që i ndodhi Boiken Abazit në Kosovë, s’do t’i ndodhte në Beograd (Video)

Tomë Gashi akuzon Policinë: Ajo që i ndodhi Boiken Abazit në Kosovë, s’do t’i ndodhte në Beograd (Video)

Avokati Tomë Gashi ka thënë se klienti i tij, Bojken Abazi, është dëbuar me forcë nga Kosova paparalajmërim dhe pa asnjë procedurë ligjore.

Në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se për këto shkelje ndaj klientit të tij, ka bërë ankesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës.

“Ne shpresojmë që ankesa të aprovohet. Skandali më i madh këtu është se Bojken Abazit i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës për dy vjet dhe vendimi në formë të urdhrit për deportimin e tij me forcë është bërë i plotfuqishëm menjëherë. Formalisht i është ofruar e drejta e ankesës, mirëpo jo edhe për të pasur avokat”, ka deklaruar Tomë Gashi, duke shtuar se Abazit kjo që i ka ndodhur në Kosovë nuk do t’i ndodhte as në Beograd.


Deportimi i Bojken Abazit, sipas avokatit të tij, është veprim i pastër politik sepse vendimin për depërtimin e tij nuk e ka nënshkruar Drejtori për Migrim dhe të Huaj, por dikush pa emër e pa mbiemër.

Bojkeni, pas largimit nga Kosova, është lënë në territor neutral, pra nuk i është dorëzuar autoriteteve të Republikës së Shqipëri.

“Janë një varg shkeljesh në këtë rast dhe ne shpresojmë që Komisioni për shqyrtimin e ankesave në MPB sa më shpejt do ta shfuqizojë vendimin e pa bazë ndaj Bojkenit”, ka deklaruar avokati Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori