Këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja me prejardhje shqiptare, Almeda Abazi, edhe këtë verë nuk mungoi për pushime në trojet shqiptare.
Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, rreth një muaj më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e popullarizuar, Tolgahan Sayisman.
Së fundmi ka qenë Tolga ai i cili ka ndarë një imazh të çiftit nga bregdeti shqiptar, ku duket se kanë kaluar një kohë të mrekullueshme.
“Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes.
Të njëjtit tanimë janë prindër të dy fëmijëve: djalit Efehan dhe vajzës Alina.
Ata janë bashkë që shumë vite, ndërsa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.
Almeda nga ana tjetër që një kohë ka bërë tërheqjen nga projektet filmike për t’i dhënë më shumë hapësirë jetës personale. /Telegrafi/