Hip hop labeli PINT ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit. Ishte Lyrical Son ai që shkaktoi tërmet në skenën e hip hopit shqiptar me albumin “ZimaSamShevy”, tërmet që ende po ndihet pasi është vetëm dita e dytë e lansimit.

Dallohen këngët “Extravaganza”, “Qa Ki”, “Oxygen” të gjitha këto këngë të reja të albumit të ri dhe natyrisht është kënga “Special” ajo që do të bëhet një hit i madh.


Kjo për shkak se sonte u publikua videoklipi i ri i këngës së shumëpritur. Lyrical Son në ndejën private të organizuar për kolegë dhe media në hotel Sirius zbuloi videoklipin e ri të këngës “Special” të xhiruar në Dubai.

Artistët e ndryshëm të pranishëm si Mc Kresha, Capital T, ErgenR, Elinel, Gjira dhe fytyrat tjera prominente të botës së medias si Liberta Spahiu dhe Alaudin Hamiti bashkë me mysfairët tjerë e mirëpriten klipin e ri, sekuencat e të cilit ju sjell Telegrafi, para promovimit të po këtij projekti sonte mbrëma.

Albumi “ZimaSamShevy” ka 25 këngë dhe tashmë është pritur mirë nga publiku. Videoklipin "Special" e ka punuar UrbanGraphics.

Albumin mund ta dëgjoni duke klikuar këtu, kurse videoklipin e ri para publikimit zyrtar mund ta shikoni më poshtë.

/Telegrafi/