Si kurrë më parë këtë edicion ka gabime të mëdha të gjyqtarëve në La Liga, por edhe polemika nga klubet e ndryshme dhe tifozët e tyre.

Gabimet janë aty thuajse në secilën ndeshje pro apo kundër, me pa apo qëllim disa nga skuadrat po dëmtohen.


Njësoj ndodhi në fundjavë, ku Real Madridi mori fitore të vështirë në udhëtim te Las Palmas 1-2, derisa në pjesën e parë u desh të përjashtohej Rodrygo për një shuplakë që i dha portierit vendas.

Megjithatë përkundër se e rishikoi rastin në VAR, gjyqtari e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë sulmuesin brazilian.

Por tani është zbuluar një video e re në Spanjë ku gjyqtari Todo Grado dëgjohet duke i thënë kapitenit të Real Madridit, Nacho se Rodrygo e meritonte kartonin e kuq.

collage de la conversacion entre nacho y soto grado en el descanso del real madrid las palmas de primera division 2023 24 captura dazn

Përkundër se e rishikoi rastin në VAR, gjyqtari vetëm pas një ore e pranoi se Rodrygo duhej të merrte karton të kuq.

Video në fjalë është bërë virale në Spanjë dhe ka akuza të rënda ndaj gjyqtarit kryesorë. /Telegrafi/

telegrafi sport app