Tjetër gol nga Besart Berisha (Video)

Besart Berisha është rikthyer në fushë pas suspendimit që morri nga federata e Australisë.
Sulmuesi shqiptar ka qenë titullarë si gjithnjë për skuadrën e tij Melbourne Victory që u ndesh me Brisbane Roar.
Brisbane triumfoi në këtë takim me epërsi të ngushtë 2-1, duke bërë një rikthim sensacional në fund të ndeshjes.
Berisha shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën e 86-të, ndërsa në të 88-tën dhe në të 92-tën vendasit shënuan dy gola për ta fituar takimin. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































