Marc Adre Ter Stegen ka 12 vite që është pjesë e Gjermanisë dhe një nga portierët më të mirë në botë.

Megjithatë portieri i Barcelonës ende nuk ka luajtur në ndonjë Kampionat Evropian ose Botëror me fanellën e Kombëtares së tij.


Duket se anëtari i Barçës do të duhet të pres edhe më tej, pasi Manuel Neuer vazhdon të jetë numri një i Gjermanisë.

Manuel Neuer ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në ekipin kombëtar të Gjermanisë, sipas Christian Falk dhe Tobi Altschaffl të Bild.

Portieri 38-vjeçar madje synon të luajë në Kampionatin Botëror të vitit 2026 që zhvillohet në SHBA.

Neuer do të pushojë nga kombëtarja në shtator, kështu që Marc-Andre ter Stegen do të mund ta zëvendësojë atë.

Neuer Ter Stegen

Megjithatë, veterani i Bayern Munichut do t'i bashkohej skuadrës në tetor ose nëntor.

32-vjeçari Ter Stegen ka zhvilluar deri më tani 40 ndeshje me Gjermaninë, kryesisht në kualifikuese dhe ndeshje miqësore. /Telegrafi/

telegrafi sport app