LAJMI I FUNDIT:

Tjera medalje të arta në atletikë për Amerikën

Tjera medalje të arta në atletikë për Amerikën

Shetetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta thellojnë diferencën me vendet e tjera pjesëmarrëse në Olimpiadë për sa u përket medaljeve të fituara. Në ditën e parafundit të Lojërave Olimpike amerikanët fituan edhe tri medalje të tjera të arta në Atletikë. Në stafetën 4 herë 400 metra për meshkuj, amerikanët Arman Hall, Tony McQuay, Gil Roberts dhe LaShaën Merritt e përshkuan distancën për 2 minuta, 57 sekonda e 30 të qindat. Pas tyre u rendit atletët xhamajkanë me 2 minuta 58 sekonda e 16 të qindat, ndërsa medaljen e Bronztë e fitoi Bahamas.

Në stafetën 4×400 metra për ferma, vazjat amerikane e kaluan të parat finishin me kohën 3 minuta, 19 sekonda e 6 të qindat, me Allison Felix që mori medaljen e 6-të të artë në Olimpiadë. E argjendta shkoi për Xhamajkën ndërsa medaljen e Bronztë e meritoi Britania e Madhe.

Mo Farah siguroi medaljen e dytë të artë në Rio 2016. Atleti britanik, pasi fitoi garën e 10 000 metrave, triumfoi edhe në atë të 5000 metrave, mekohën 13 minuta, 3 sekonda e 30 të qindat, duke lënë pas për thuasje një minutë me shumë etiopianin Hagos Kebriëhet. Medaljen e Bronztë në këtë disiplinë e fitoi amerikani Bernard Lagat. Mo Farah barazoi rekordon e finlandezit Lasse Viren që arriti të njëjtin suksen në Mynih 1972 dhe Montreal 1986.


Afrikanojugorja Caster Semenya sikurse pritej e përfundoi e para garën në 800 metra me kohën 1 minutë, 55 sekonda e 28 të qindat. Medaljen e argjentë e fitoi atletja nga Burundi Francine Niyonsaba, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit keniania Margaret Nyairera ëambui.

Në 150 metra për meshkuj triumfoi një tjetër amerikan, pikërisht

Matthew Centrowitz Jr. që regjistroi kohën 3 minuta e 50 sekonda. Vendi i dytë për algjerianin Taoufik Makhloufi me vetëm 11 të qindat më shumë, ndërsa medalja e bronztë i takoi atletit nga Zelanda e Re Nicholas ëillis. Zhëgnjen keniani Kiprop, që nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë.

Në kërcim së larti për femra triumfoi spanjollja Ruth Beitia me 1 metër e 97 centimetra, bullgaria Mirela Demirave e Bullgarise fitoi të argjendën ndërsa Blanka Vlasic e kroacisë duhej të kënaqej me medaljen e Bronztë.

Garën e Pentathlonit e fitoi rusi Aleksander Lesun që grumbulloi në total 1479, me vetëm 7 pikë më pak medalja e argjendtë shkoi për ukrainasin Pavlo Tymoshenko, ndërsa i treti u rendit meksikani Ismael Hernandez.

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori