LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, sekuestrohen llogari bankare prej 1.5 milion eurosh

Tiranë, sekuestrohen llogari bankare prej 1.5 milion eurosh

Plot 1.5 milion euro llogari bankare janë sekuestruar nga specialistët e hetimit të pastrimit të parave dhe aseteve kriminale në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit.

Aksioni vjen në kuadër të procedimit penal të regjistruar ndaj një shoqërie me objekt veprimtarie në fushën e tregtisë ndërkombëtare, për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, bazuar mbi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit të datës 30 qershor.

Shoqëria e krijuar në vendin tonë nga një shtetas italian, S.L., i cili ka precedentë të mëparshëm penalë në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve, ka përfituar në një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në euro nga shoqëri të huaja, një pjesë të të cilave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë apo Itali.


Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës po punon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori