LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, nis protesta e qytetarëve në mbështetje të Kosovës

Tiranë, nis protesta e qytetarëve në mbështetje të Kosovës

“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë!” Nën këtë moto ka nisur këtë të premte në orën 19:00 para kryeministrisë protesta e qytetarëve në mbështetje të Kosovës.

Tensionet me Serbinë dhe “kthimi i shpinës” nga ndërkombëtarët ka detyruar qytetarët që me pankarta në duar të mbështesin shtetin motër.

Qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm kanë bërë thirrje për një protestë. Është protesta e parë që mbahet në Tiranë pas tensioneve të shfaqura në Veri mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka organizatorë kjo protestë, por përmes rrjeteve sociale secili ka bërë thirrje që të marrë pjesë, pikërisht në orën 19:00 në sheshin para kryeministrisë, raporton  Euronews Albania.


Qytetarët që folën për mikrofonin e televizionit thanë se kërkojnë bashkimin në një komb, ndërsa nëpër pankarta lexoheshin shprehje patriotike, mes tyre “Nuk ka ne dhe ata, ka vetëm na”.

Disa qytetarë të tjerë argumentuan se protesta po mbahet para kryeministrisë sepse pretendojnë se qeveria duhet të mbajë një qëndrim pro Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori