Tiranë, digjen dy makina tek “Komuna e Parisit” (Video)
Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në fund të rrugës “Tish Daija”.
Fillimisht mësohet se ka marrë flakë mjeti tip “Mercedes Benz”, i cili ka qënë i parkuar. Më pas flakët kanë djegur dhe mjetin tip “Audi”, i parkuar pranë tij, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e rënjes së zjarrit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























