LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, 55-vjeçarja humb jetën pas sherrit me benzinë në spital

Tiranë, 55-vjeçarja humb jetën pas sherrit me benzinë në spital

Një paciente humbi jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të qëllimshëm në Repartin e Hemodializës në një spital privat, pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga veprimet paraprake në terren të grupit hetimor, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç. Arsyeja mendohet se është një konflikt midis këtij shtetasi dhe shtetasit D. Saraçi, 47 vjeç.

Shtetasi Lefter C. pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi. , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë atë dhe me pas i ka vënë zjarrin.


Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin.

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë Spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet i shtruar në një spital privat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Top Channel/

1469440329_zjarr

1469440352_zjarr1

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori