LAJMI I FUNDIT:

Tirana zbukurohet për festat e fundvitit

Tirana zbukurohet për festat e fundvitit

Dritat festive kanë zbukuruar pjesërisht qytetin e Tiranës, në prag të festave të fundvitit.

Ndonëse nuk kemi hyrë akoma në muajin e festave, në kryeqytet, rrugët janë mbuluar nga dekori që në nëntor.

Dritat po zbukurojnë Tiranën dhe po sjellin atmosferën festive më herët këtë vit në qytet. Bashkia e Tiranës ka sjellë festën në disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët dhe urat përmbi Lanë me ndriçim të ri. Pema simbol e festës do të ndryshojë destinacion dhe do të vendoset përbri Bashkisë së Tiranës në zonën e mbetur pa filluar punimet e kthimit të Sheshit “Skënderbej” në pedonale. Ndërsa Sheshi “Nënë Tereza” mbi një muaj do të jetë fshati festiv dhe epiqendra e aktiviteteve.


Vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se “Festa e çlirimit të Tiranës, Samiti i Diasporës, festat e Nëntorit dhe ato të fundvitit – po stolisim Tiranën, le ta shijojmë e mbajmë pastër”.

Por, simboli i festës, Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, këtë vit do të ketë një tjetër destinacion jo të largët, për shkak të punimeve në sheshin “Skënderbej”. Sipërmarrjet private angazhimin për festa nuk e kanë harruar edhe këtë vit për zbukurimin e objekteve dhe rrugëve kryesore. Edhe pse ndriçimi dhe atmosfera çdo ditë e më shumë po e mbulojnë Tiranën, 6 dhjetori do të jetë dita kur zyrtarisht ndizet Pema simbol e festës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori