LAJMI I FUNDIT:

Tirana humb në shtëpi nga Zrinjski, kalimit tutje tani i vështirë

Tirana humb në shtëpi nga Zrinjski, kalimit tutje tani i vështirë

Sërish humbje për Tiranën në Evropë. Kampionët e Shqipërisë dështuan në “Air Albania” kundër Zrinjskit, sfida e parë e raundit të dytë të Ligws sw Konferencës.

Kampionët e Bosnjës fituan 0-1 falë golit të Nemanja Bilbija në minutën e 12’ nga penalltia.

Faull i Vesel Limajt dhe finalizim i saktë i goleadorit boshnjak nga pika e bardhë, edhe pse Visar Bekaj ia kuptoi krahun.


Zrinjski dominoi pjesën e parë të takimit, me “gardianin” Bekaj që shpëtoi në 3 raste portën e Tiranës nga pësimi i golit të dytë.

Treshja Redon Xhixha-Taulant Seferi-Florent Hasani nuk ia dolën do të çanin mbrojtjen e fortë të ekipit mik.

Pushimi i bëri mirë Tiranës, që e nisi fraksionin e dytë të takimit me një marsh më shumë. Seferi mori përsipër në minutat e para, por goleadori i bardhebluve nuk mbërriti do te goli.

Tensioni nuk mungoi në fushë, Najdovski dhe Jankovic u kapën me duar me njëri-tjetrin, me gjyqtarin kryesor që i ndëshkoi të dy me kartonë të verdhë.

Zrinjski uli ritmin, menaxhoi mirë minutat e mbetura, ndërkohë që skuadra e Orges Shehit u lodh, nuk krijoi më raste dhe nuk rrezikoi portën boshnjake.

Përfundimisht 0-1 për Zrinjskin, teksa përballja e kthimit do të luhet pas 9 ditësh (28 korrik) “Stadion pod Bijelim Brijegom”, Mostar.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori