LAJMI I FUNDIT:

Tinguj fantazmë: Çfarë shtrihet në fund të një liqeni italian?

Tinguj fantazmë: Çfarë shtrihet në fund të një liqeni italian?

Ky liqen i ngrirë, i pazakontë, një vend që në dimër shndërrohet në një vend magjik me borë rreth e rrotull, u krijua në shekullin e 14-të dhe ndodhet në tre kufijtë, Itali, Austri, dhe Zvicër

Liqeni artificial Resia ndodhet në Tirolin e Jugut, në veri të Italisë. Një nga atraksionet më të pazakonta turistike në Evropë, është bërë në vitin 1950.

Deri në vitin 1950 në këtë vend kanë ekzistuar tri liqene, shkruan në sajtin zyrtar të këtij rajoni, transmeton Telegrafi.


Para ndërtimit të liqenit, në këtë zonë ishte një fshat, i cili u përmbyt nga akumulimi i liqenit.

Kur rezervuari u braktis pas ndërtimit të murit të digës (1947-1949), kjo zonë dhe pjesa më e madhe e fshatit Resia u përmbytën dhe u shkatërruan.

Janë përmbytur 163 shtëpi dhe 523 hektarë ara, ndërsa një dëshmi e ekzistimit të këtij fshati është një përmendore unike, më saktësisht kulla e kishës së fshatit e cila del mbi sipërfaqe të liqenit.

Gjatë dimrit, kur liqeni ngrin, deri aty mund të arrihet në këmbë.

Themelet e qytetit ende gjenden nën ujë, mirëpo kambanari a është mjaft e lartë sa që ende shënon qendrën e këtij lokaliteti të dikurshëm të cilin shumica e kanë quajtur shtëpi.

Për këtë vend janë të lidhura legjenda të shumta. Edhe pse kambanorja është hequr po atë vit kur është krijuar liqeni, banorët e fshatrave përreth theksojnë që edhe sot e kësaj dite, ndonjëherë, dëgjohen tingujt e kambanës së kishës nga thellësia e liqenit.

Kulla e kambanës është një simbol i rëndësishëm historik i rajonit, andaj është restauruar dhjetë vjet më parë. Për të mbuluar çarjet e kambanës, uji nga liqeni është dashur të thahej. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kalo në kategori