Prokurorët amerikanë kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse TikToku ka ndikim negativ tek fëmijët dhe sigurinë e tyre.
Prokurorët nga Kalifornia, Florida, Kentaki, Masaçusets, Nebraska, Nju Xhersi, Tenesi dhe Vermonti po punojnë së bashku për të përcaktuar nëse TikTok ka shkelur ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ka rrezikuar publikun. Hetimi do të trajtojë dëmet e mundshme të shkaktuara tek të rinjtë dhe vuajtjet e tyre të mundshme për shkak të përdorimit të aplikacionit, si dhe atë që TikTok di për efektet e shërbimit tek fëmijët.
TikTok i kërkohet informacion mbi metodat e përdorura për të rritur angazhimin e përdoruesve mes të rinjve, si p.sh. rritja e kohës që ata shpenzojnë duke përdorur aplikacionin.
Ky koalicion i prokurorëve të shtetit kishte paralajmëruar një hetim të ngjashëm në nëntor për kompaninë Meta, e cila zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.
Hetimi erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se kompanitë e teknologjisë do të jenë përgjegjëse për sigurinë e fëmijëve në internet.
“Rrjetet sociale duhet të jenë përgjegjëse për eksperimentin kombëtar që kryejnë me fëmijët tanë në mënyrë që të përfitojnë”, tha Biden, duke i kërkuar Kongresit të forcojë privatësinë, të ndalojë reklamat e synuara për fëmijët dhe t’u kërkojë kompanive të teknologjisë të ndalojnë mbledhjen e informacionit personal për fëmijët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Sa para, aq muzikë në YouTube

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale "Dynatomics"

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja