TikTok ka filluar testimin e softuerit të ri për kompjuterët desktop, i cili synon popullatën e lojërave.

Aplikacioni popullor teston TikTok Live Studio, i cili lejon përdoruesit të transmetojnë lojëra drejtpërdrejt dhe aplikacione të tjera desktop.


Softueri aktualisht po testohet nga një numër i vogël përdoruesish në disa tregje perëndimore.

Nëse bëhet zyrtare, TikTok Live Studio mund të jetë një ndryshim interesant për strategjinë e transmetimit të drejtpërdrejtë të TikTok.

Në vend që të fokusohet te përdoruesit që transmetojnë drejtpërdrejt nga pajisjet e tyre celulare, shërbimi mund të zgjerojë fokusin e TikTok Live në transmetimin e lojërave dhe të konkurrojë me platformat Twitch, YouTube Gaming dhe Facebook Gaming. /Telegrafi/