Portali boshnjak klix.ba ka vazhduar me publikimin e fotografive të bukurosheve shqiptare që kanë krijuar famë në gjithë botën.

Tika Camaj Ivezaj është e lindur në Shqipëri në vitin 1986, ndërsa sot është njëra prej manekineve më të vlerësuara në botë, shkruan në artikullin kushtuar saj.


Ajo është përfaqësuesja e parë shqiptare në shtëpinë e modës Victoria’s Secret, ndërsa krahas kësaj, karrierën e modelimit e ka bërë duke pozuar edhe për revistat me nam, si Clear, Zinc, Hour, Style e Shape.

Ëndrrën e saj po e realizon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa krahas modelimit ka edhe rripin e zi në ‘taekwondo’, i pëlqejnë filmat e animuar dhe filmat e bazuar në ngjarje të vërtetë.

Më poshtë jua sjellim disa prej fotografive që i ka përzgjedhur ky portal. /Telegrafi/

tika1

tika2

tika3

tika4

tika5

tika6

tika7

tika8

tika9

tika10

tika11