Paris Saint-Germain i çoi tifozët në një udhëtim të vërtetë emocional gjatë finales së Superkupës së UEFA-s kundër Tottenham Hotspur.

Nga disavantazhi 0-2, parisienët arritën ta përmbysin rezultatin në 10 minutat e fundit dhe triumfuan me penallti, 4-3.


Shpresa u ndez në minutën e 84-të, kur Lee Kang-in shënoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke rikthyer besimin e skuadrës dhe tifozëve.

Megjithatë, jo të gjithë e panë këtë moment historik nga tribuna.

Një tifoz i PSG-së, Kinda Ncboss, që ndodhej në stadiumin Friuli në Udine, vendosi të largohej para përfundimit të ndeshjes.

Ai u pendua shpejt, kur në telefon pa se parizienët po ndryshonin rrjedhën e lojës.

Në fund, fitorja ishte e ëmbël — por me PSG-në, duket se gjithmonë ia vlen të qëndrosh deri në fishkëllimën e fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app