Tifozët e Manchester United kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj portierit David de Gea pas një goli të pranuar kundër Brentfordit.

Spanjolli lejoi që një gjuajtje nga Josh Dasilva t'i shpëtojë nga duart dhe të përfundonte në rrjetë, e që ishte goli i parë për skuadrën vendase, nga tre të tjerë për skuadrën e Thomas Frank.


Pas gafës, tifozët e United u futën në mediat sociale për të treguar nervozën e tyre për performancën e De Geas dhe gabimin që u bë katalizatori për shkatërrimin e Djajve të Kuq në pjesën e parë.

Një fans tha: “De Gea duhet të dërgohet në shkretëtirën më të izoluar”, ndërsa një tjetër e quajti 31-vjeçarin “turp”.

Një tjetër tha: “United është një turp i vërtetë dhe De Gea është portieri më i keq në të gjithë ligën dhe ne e paguajmë atë mbi 300,000 euro në javë”.

Një i tretë shtoi: “Të lutem Ten Hag, largoje De Gean. Ai është një turp. Nuk është më si në vitin 2017”.

Një fans postoi një imazh komik të një palë dorezash portieri me një vrimë gjigante në mes, duke aluduar për gabimin e tij të madh. /Telegrafi/

https://twitter.com/GoalzWorld/status/1558494445460459526

61355915 11108889 image a 48 1660410932063

61355919 11108889 image a 50 1660410962180

61355923 11108889 image a 52 1660410979197

61355923 11108889 image a 52 1660410979197

61355917 11108889 image a 53 1660410992056

Manchester United fans take to social media in anger at David De Gea's gaffe against Brentford

telegrafi sport app