Tifozët e PSG-së tashmë i kanë thënë lamtumirë Mbappes

Tifozët e Paris Saint-Germain tashmë i kanë dhënë lamtumirën Kylian Mbappes, duke qenë në dijeni për situatën e krijuar mes tij dhe klubit.
Ylli francez i ka bërë me dije klubit parisien se nuk do të rinovojë kontratën, ndërsa po synon të largohet si i lirë nga Parc des Princess.
Një gjë të tillë nuk dëshiron ta lejojë kampioni i Ligue 1, ndërsa e ka vënë në shitje, derisa pranoi ofertën rreth 300 milionë euro nga Al Hilal.
Por, 24-vjeçari e ka refuzuar menjëherë kalimin në Arabinë Saudite, përkundër pagës 700 milionë euro që iu ofruar në vit.
Tani, tifozët e PSG-së i kanë dëshiruar atij më të mirën në aventurën e re, ndërsa ishte duke u larguar nga qendra stërvitore e skuadrës.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































