Tifozët e Barcës fillojnë të mblidhen në stadium, kjo është atmosfera para Camp Nou (Foto/Video)

Tifozët e Barcelonës kanë filluar që në mënyra masive të mbledhen për ndeshjen ndaj Juventusit.
Barcelona ka një deficiti prej tri golash nga ndeshja e parë e zhvilluar në Itali.
Katalanasit do të llogarisin në përkrahjen e tifozëve për t’u inspiruar për një rikthim spektakolar të rezultatit, shkruan Telegrafi.
Tashmë tifozët kanë filluar të mblidhen para stadiumit, ku edhe janë hapur të gjitha portat e Camp Nou.
Faqja zyrtare e klubit katalanas ka publikuar pamje direkte nga atmosfera jashtë stadiumit, ku shihet një disponim i mrekullueshëm te tifozët të cilët duan të përkrahin klubin e zemrës drejt një tjetër rikthimi spektakolar.
Ndeshja fillon nga ora 20:45 në Camp Nou të Barcelonës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































