Tifozët e Barcelonës rendisin lojtarët me paraqitjet në këtë sezon - Messi në vendin e dytë

Lojtarët e Barcelonës dukeshin disi të shkatërruar pas humbjes në shtëpi ndaj Osasunas dhe Real Madridi që mposhti Villarealin, për të fituar titullin e La Ligës.
Katalunasit u mposhtën 2-1 në shtëpi, e që me këtë disfatë e vulosën edhe titullin e ligës spanjolle që kaloi në duart e madrilenëve.
Atmosfera e frustruar në Kataluni ishte evidente me Lionel Messin që dukej shumë i nervozuar.
Tifozët e Barcelonës kanë listuar lojtarët nga më i dobëti, deri tek ai më i miri, duke lënë Messi në vendin e dytë.
Më poshtë keni listën e plotë:
22) Samuel Umtiti
21) Ousmane Dembele
20) Junior Firpo
19) Neto
18) Antoine Griezmann
17) Martin Braithwaite
16) Ivan Rakitic
15) Jordi Alba
14) Arthur Melo
13) Luis Suarez
12) Sergio Busquets
11) Gerard Pique
10) Sergio Araujo
9) Sergi Roberto
8) Arturo Vidal
7) Nelson Semedo
6) Frenkie de Jong
5) Clement Lenglet
4) Ansu Fati
3) Riqui Puig
2) Lionel Messi
1) Marc-Andre ter Stegen. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































