LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Anglisë po kërkojnë rikthimin e lojtarit të përjashtuar në kombëtare pas sfidës me Greqinë

Tifozët e Anglisë po kërkojnë rikthimin e lojtarit të përjashtuar në kombëtare pas sfidës me Greqinë

Tifozët e Anglisë po kërkojnë që një lojtar të rikthehet tek grumbullimi i kombëtares pas humbjes me rezultat 2-1 ndaj Greqisë në ‘Wembley’.

Carsley pësoi një humbje befasuese si përzgjedhës i përkohshëm i Anglisë mbrëmjen e së enjtes në Ligën e Kombeve.

Dy golat e shënuar nga Vangelis Pavlidis siguruan një fitore historike për Greqinë, e para për të ndaj Anglisë në një kompeticion madhor.


Carsley vendosi që ta nis ndeshjen pa një sulmues qendre përkundër faktit se Dominic Solanke dhe Ollie Watkins ishin pjesë e skuadrës, sidoqoftë, ky eksperiment nuk funksionoi.

Kjo ka irrituar tifozët të cilët tashmë po kërkojnë që një tjetër sulmues të rikthehet në skuadër, bëhet fjalë për Marcus Rashford.

Një tifoz tha: “Na duhet rikthimi i Rashford në kampin e Anglisë”.

Një tifoz i dytë tha: “Ai me shumë mundësi është më i përshtatshëm se sa gjysma e ekipit”.

Një i tretë shtoi: “Marcus Rashford është ende opsioni më i mirë i Anglisë në krahun e majtë, nuk ka rëndësi kush luan aty”.

Rashford nuk arriti që të bëhej pjesë e listës së Anglisë për Euro 2024 teksa nuk ka marrë as ftesën e Carsleyt që prej se ai mori ‘frenat’ e ‘Tre Luanëve’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori