Georgina Rodriguez vodhi edhe një herë vëmendjen në ceremoninë e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, “Red Sea International Film Festival 2024”.

Me paraqitjen e saj elegante, ajo u sigurua që të gjithë të pranishmit të kthenin sytë tek ajo.


Partnerja e Cristiano Ronaldos kishte veshur një fustan të zi të gjatë, që shpërfaqte sharmin e saj dallues.

Por jo të gjithë fansat e miratuan zgjedhjen e saj të veshjes.

Edhe një herë, sapo Georgina postoi fotot në Instagramin e saj, fansat nuk u përmbajtën me kritikat.

“Fustani yt është transparent, i pashë të brendshmet e tua, është kaq e turpshme”, shkroi një përdoruese.

komente

“Shpresoj të respektosh traditën e këtij vendi, kur zgjedh fustanin tënd”, shkroi një tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që Georgina është përballur me kritika për zgjedhjet e saj të veshjes. /Telegrafi/

koment