Me tensione të shumta e përplasje mes deputeteve të pozitës dhe opozitës është mbajtur Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Kjo për shkak të replikave të ashpëra që kishin deputetet lidhur me neglizhencën që po i bëhet punës së këtij komisioni.
Ndonëse, ka mbetur më pak se një muaj mandat i këtij komisioni, deputetët opozitarë kanë kërkuar nga pozita që t’i bashkohen kërkesës për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni, mirëpo të njëjtit janë arsyetuar për mospërfillje të kërkesave të tyre lidhur nga opozita.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni derisa ka kërkuar nga kryesuesi i Komisionit, Rashit Qalaj që të udhëheq më mirë mbledhjen, ka thënë se opozita nuk ka pranuar kërkesën e tyre për të ju drejtuar Agjencisë për Mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, për çfarë tha se po vepron në mënyrë të padrejtë.
“Do doja të ju kërkoja me shumë mirëkuptim, një udhëheqjeje më të mirë të mbledhjeve të komisionit. Në çdo rast kur dikush nga anëtarët e këtij komisioni ka një propozim në tavolinë mund të vendoset të votohet dhe të procedojmë tutje. Në mbledhjen e kaluar, unë jam privuar nga kjo e drejtë. Ju e dini këtu që ne përfaqësojmë votat e qytetarëve, e dini që rezultatin e zgjedhjeve nuk mund ta ndryshojmë në komisione parlamentare. E kuptojmë ndonjëherë sikletin e deputeteve të cilët ushtrojnë mandate të vjedhura nga forca politike me të cilën ka garuar, mirëpo para se me bë një kërkesë tek ministria, kam kërkuar që përveç ligjit që parasheh hetimin parlamentar, ta konsultojmë edhe ligjin për qasje në dokumentacionin e klasifikuar. Po ta kishit pranuar kërkesën për të ju drejtuar Agjencisë për Mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ne do ta kishim përgjigjen shumë më herët, dhe kjo çështja sot nuk do të ishte në rend të ditës. Në rend të ditës do të kishim kë ta ftojmë për intervistim, sepse do ta kishim dokumentacionin komplet prej ministrisë”, tha Hyseni.
Ndërsa, kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka mohuar se qëllimisht të ketë bërë padrejtësi mes deputetëve. Derisa ka kërkuar nga deputetet e pozitës që t’i bashkëngjiten kërkesës për të kërkuar vazhdimin e mandatit të këtij komisioni.
“Se njeri në politikë nuk po u s’kuqka jam bind. Gjithë e dimë, se pse jemi ardhur deri në këtë moment dhe nuk kemi avancuar fare, nuk bëhet fjalë për një apo dy mbledhje, por për pesë muaj…Këtu kemi të bëjmë me këto dyshime që janë për keqpërdorimet…Ne e kemi afatin e fundit 6 prill ku përfundon edhe mandati i këtij komisioni, ne deptuetet e opozitës jemi pajtuar që do ja bëjmë një kërkesë kryesisë së kuvendit, mirëpo a i bashkëngjitni kërkesës tonë që të kërkojmë vazhdimin e mandatit të këtij komisioni në mënyrë që kohën e humbur prej ditës kur është formuar, ta vazhdojë në mënyrë që të kryhet puna për çfarë është amandatuar”, tha Qalaj.
Ndërkaq, deputeti Hyseni ka akuzuar partitë opozitare lidhur me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai po ashtu ka akuzuar deputeten Kica-Xhelli për keqpërdorim të mbledhjes në këtë komision, e po ashtu edhe të votave.
“Ju e dini që në Kuvend kemi përkrahur themelimin e komisionit dhe një nga rrethanat të cilat e ka prolonguar konsitutimin e këtij Komisioni ka qenë ideja e mirë e jona që ne t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare së bashku…Ju nga forca politike që jeni keni hezituar të merrni pjesë në votimin e tyre, keni pas qëndrim, mirëpo edhe ne kemi pas…Kemi gatishmëri të pozitës që të përfillë edhe kërkesat e opozitës dhe t’i trajtojë çështjet që ju i shihni me interes, mirëpo, nuk mendoj se ju si opozitë duhet ta shihni veten si protagonistë dhe njerëz që jepni kontribute, vetëm kur vjen puna e çështjeve që lidhen me hetimet parlamentare, ju duhet të vazhdoni më tutje t’i mbështesni marrëveshjet ndërkombëtare që kemi në seancat e ardhshme…Mbledhjen e fundit e keni keqpërdor (deputete Kica) dhe besimin e qytetarëve që ju ka dhënë, votat e LVV-së, të dhëna për LVV dhe partnerin e saj Guxo, i keni keqpërdor duke njollosur në forma më të ultëa, ”, tha Hyseni.
Pas kësaj deklarate, deputeti Qalaj ka thënë se asnjëherë s’do t’i votojë këto marrëveshje, kjo për shkak të mospërkrahjes së ligjeve nga ana e pushtetit.
“Është fakt që marrëveshjet ndërkombëtare duhet të votohen, sikur që është fakt që çdo ligj, iniciativë të opozitës, çdo amendament është për të mirën e qytetarë, dhe tregoj qytetarëve cilin ligj të opozitës e keni përkrahë deri sot, sa amendamente për buxhet, për ligjin e pagave, cilën iniciativë…Kurrë s’ti votoj, qartë po të them, derisa qeverisni në këtë mënyrë dhe injoroni zërin e opozitës”, tha Qalaj.
Ndërsa, debati u shndërrua në personale, kur deputeti Hyseni ashpër e akuzoi deputeten Kica-Xhelili për keqpërdorim të votave.
Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili i është drejtuar deputetit Hyseni, duke i thënë se pa presidenten, Vjosa Osmanin dhe Listën Guxo asokohe, ju kurrë në jetë, nuk do të mund ta shihnit 50 për qindëshin.
“Këtë çështjen e votave, vetëm një gjë duhet ta keni parasysh, pa Vjosa Osmanin dhe Listën Guxo asokohe, ju kurrë në jetë, nuk do të mund ta shihnit 50 për qindëshin. Fatkeqësia është se një pjesë e madhe e deputeteve tuaj, madje edhe kur deklarojmë privatisht e publikisht nuk i referohen asaj vote të listës si diçka që ka qenë substanciale, përkundrazi kur e diskutojnë atë fushatë pak e hiç e përmendin listën në vetvete, e shumë e përmendin Albin Kurtin e LVV-në.
Pra, kur jemi tek ky diskutim një gjë duhet më pas parasysh, ne jemi të djathë, lista ka qenë e djathtë në çdo koncept të mundshëm, lista ka qenë për sundim të ligjit, lista nuk do duhej sikurse unë që nuk kam pranuar të bëhem e majtë, kategorikisht kam qenë kundër. E djathë kam mbet, dhe për sundim të ligjit vazhdoj të mbes. Aktivistët e mi janë sot me mua, votuesit e mi të cilët kam komunikuar, sot vinë me mua në teren dhe në raport me atë se a e kam zhgënjyer ndonjë votues nuk të takon, vinë zgjedhjet e ardhshme e kuptojmë. Premtimi im ka qenë për sundim të ligjit i qëndroj pas, pse rrugës dikush tjetër i ka ndryshuar ato qëndrime e mbetet me një këmbë jashtë e një brenda mbetet çështje tjetër”, tha Kica-Xhelili.
Ajo po ashtu ka thënë se me një të tretën e komisionit do të dërgojë një kërkesë në ministri, për çfarë tha se do të ketë për obligim të sjellë listën e dokumenteve që do t’i dorëzojnë.
“Herën e kaluar unë e kam bërë një deklaratë, me një të tretën e komisionit, unë kam me dorëzua në përputhje me ligjin për hetim parlamentar një kërkesë në ministri. Ministria ka me pas për obligim me një të tretën e nënshkrimeve të këtij komisioni me sjell listën e dokumenteve që ne i dorëzojmë. Nëse nuk i sjellë, ta keni parasysh, ligji për hetim parlamentar kur kërkon diçka, është sikurse të kërkojë prokurori në proces hetimor penal, ka përgjegjësi penale edhe mos dërgimi i atyre shkresave…Unë jam duke e përfunduar listën e dokumenteve, në fund të kësaj mbledhje apo më vonë do t’i kërkoj edhe nënshkrimet e atyre që duan me e mbush kriterin prej një të tretës të nënshkrimeve”, tha Kica-Xhelili.
Për këtë, deputeti Hyseni i është përgjigjur deputetes Kica-Xhelili duke i thënë se mandatin që e ka marrë përmes LVV-së e ka tradhtuar.
“Në 2021 e ke ditë ku është zyra e LDK-së, pse nuk ke shkuar dhe me mbush aplikacionin dhe me kandidua për deputete meqenëse je e djathtë dhe me dalë e tillë…Ke marrë mandatin nga votuesit e LVV-së që partner e kanë pas listën Guxo, kjo listë sot është bashkë me VV, vetëm ju jeni ajo që e keni braktisur. Jeni ik në mënyrë shumë tinëzare…Mandatin që e ke marrë përmes VV-së e ke tradhtuar, sepse ke marrë mandat për të bërë ndryshimin në Kosovë, dhe je kthyer e ke fut mandatin tënd në kuadër të komplet opozitës dhe ke tradhtuar misionin tënd politik brenda VV-së”, tha Hyseni.
Derisa u akuzua për keqpërdorim të votave, deputetja Kica-Xhelili tha se deputeti Hyseni duhet ta pyes presidenten Osmani pse e ka thirr në vitin 2021.
“Pyete Vjosën pse më ka thirr në 2021…Deputeti Qalaj, si kryesues i këtij komisioni, e keni për obligim tash e tutje, deri sot kam toleruar me u marrë me mua secilën herë. Tash e tutje e ke për obligim të ruash secilin anëtar këtu dhe kur dalim për personale, mbyllet mbledhja. Nuk po vij me qa dërrasa për egon e lënduar të këtyre”, tha Kica-Xhelili.
Ndërkaq, replika të ashpëra ndaj deputeteve të pozitës pati edhe deputetja nga LDK, Valentina Bunajku-Rexhepi.
“Për filma nuk jemi të interesuar hiç, mos u viktimizoni. A po pranoni bashkërisht me bë kërkesë zgjatjen e komisionit hetimor dhe ne po votojmë për me u adresua agjencisë, nëse duam të bëjmë zgjidhje”, tha Bunjaku-Rexhepi.
Për këtë, deputeti nga partia në pushtet, Halil Thaqi ka thënë se veç në kohë zgjedhjesh LDK është viktimizuar duke treguar vazhdimisht se si janë vrarë disa njerëz prej politike.
“Nuk ke pse të flasësh për viktimizime, ju veç në kohë zgjedhjesh viktimizoheni këtu dhe na tregoni qysh janë vra disa njerëz prej politike”, tha Thaqi.
Ndërkaq, deputetja Kica-Xhelili ka thënë se “Me mu merreni sa të doni, po me LDK-në e njerëz të vrarë nuk guxoni me u marrë se nuk ta lejoj”.
“Neve na është thënë se edhe me ne nuk i keni votat, sepse duheshin 80, pra nuk është konkluzive që me ne do të votoheshin…Çka është opinioni juaj për deklaratën e kolegut tënd që LDK është viktimizuar gjithmonë për shkak të njerëzve të vrarë. A po donë me thënë që s’jam vrarë a çka. A mendoni se jemi të lumtur ne që komplet dhjetor, janar, shkurt më shumë kalojmë kohë në përvjetorë e homazhe se në gëzime familjare, jo bre. Me mu merreni sa të doni nëse ju ka mbet qaq hakesh, po me LDK-në e njerëz të vrarë nuk guxoni me u marrë se nuk ta lejoj”, tha Kica-Xhelili.
Në anën tjetër, deputeti Hyseni ka thënë se edhe partia në pushtet çdoherë ka bërë thirrje për sqarimin e rrethanave të çdo aktivisti që është vrarë.
“Nuk ka fushatë politike që është bërë në vendin tonë që nuk është bërë thirrje për sqarimin e rrethanave të çdo aktivisti i cili është vrarë dhe pjesëtarë të LDK-së të cilët kanë qenë”, tha Hyseni./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje