Meta do të lansojë dy veçori të reja në platformën Threads, që do t’u mundësojë përdoruesve të bëjnë sondazhe në postime si dhe vendosjen e GIF-ave, njoftoi kompania.

Veçoritë janë duke u lansuar, siç tregoi CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg përmes një demonstrimi, transmeton Telegrafi.


Zuckerberg gjithashtu bëri një postim me një sondazh (që u shfaq në aplikacionet celulare të Threads, por jo edhe në ueb deri më tani).

8 4

Këto janë veçori të vogla, dhe janë funksione që keni mundur t’i bëni shumë kohë më parë edhe në X (ish-Twitter). /Telegrafi/

7 5