Influencuesi i rrjeteve sociale, Atdhe Xharavina, ka dhënë një intervistë pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Ai ka folur për eksperiencën brenda shtëpisë si dhe arsyet që mendon se pse e penalizoi publiku.
Në një nga pyetjet pikante, ai është ngacmuar nga gazetari i cili e ka pyetur nëse e ka thyer rekordin e rezistencës për mos-kryerje të marrëdhënies seksuale.
Gjakovari deklaroi me shaka se kishte arritur ta thyente rekordin, ku nga shtatë ditë sa e kishte pasur, kishte shkuar në gjithsej 14 ditë pa kryer seks.
Megjithatë ai në fund të intervistës nuk la pa ngacmuar njërën prej banoreve të shtëpisë, ku habiti me deklaratën e tij duke thënë: “Po e pres Xhulin”.
Xhuli dhe Atdheu përndryshe krijuan një raport shumë të afërt gjatë qëndrimit në BBVK, por me ulje-ngritje të shpeshta.
Mbetet të shihet nëse romanca e tyre do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë. /Telegrafi/