Mercenarët rusë që luftojnë në Siri, thonë se nuk janë atje për para ose për të ndihmuar presidentin sirian, Bashar al-Assad.
“Sirianët nuk e durojnë dot Assadin. Vetëm një përqindje e vogël e popullsisë e mbështet atë, pjesa tjetër e kundërshton. Presidenti rus, Vladimir Putin, e mbështet, Rusia e mbështet, askush tjetër”, thotë për Radion Evropa e Lirë një komandant i mercenarëve rusë.
Sipas tij, ekziston një motivim më i madh se kaq.
“Nëse luftoni nën flamurin rus, me armë ruse, edhe nëse hani ushqim të mykur dhe jeni 10,000 kilometra larg shtëpisë, ju luftoni për Rusinë”, thotë mercenari.
“Nuk ka luftë siriane. Nuk ka luftë të Ukrainës. Ka luftë vetëm midis Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara”, shton ai.
Muajin e kaluar, një numër i panjohur i mercenarëve rusë – sipas disa raporteve ndoshta 200 – janë vrarë nga sulmet ajrore të SHBA-së në Siri.
Mercenarët janë rekrutuar nga një firmë private kontraktuese e quajtur Vagner, e cila dërgon rusë në Siri qysh në vitin 2015.
Radio Evropa e Lirë shkruan se ka folur, me kusht anonimiteti, me tre komandantë të Vagnerit, që kanë luftuar edhe në Siri, edhe në mbështetje të separatistëve pro-rusë në Ukrainë. Të tre ata janë veteranë të ushtrisë sovjetike.
Mercenarët e parë rusë janë dërguar në Siri nga një organizatë e quajtur Korpusi Sllav në vitin 2013.
Mision i tyre ka qenë të ruajnë objektet e naftës, por shpejt janë përfshirë në luftë dhe kanë pësuar humbje të mëdha.
Kur të mbijetuarit janë kthyer në Moskë në tetor të vitit 2013, liderët e tyre janë arrestuar dhe dënuar për veprimtari të paligjshme mercenare.
Megjithatë, ideja e mercenarëve ka marrë mbështetje më vonë edhe nga autoritetet ruse.
Në vitin 2014, kur Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur luftën separatiste në lindje të Ukrainës, një oficer i ushtrisë ruse, me emrin Dmitry Utkin, dhe të tjerë kanë nisur formimin e njësiteve paraushtarake për të luftuar në rajonin Donbas të Ukrainës.
Grupet mercenare ruse kanë punuar krah për krah me ushtrinë ruse. Ata janë stërvitur në një objekt ushtarak pranë Rostov-on-Donit dhe janë komanduar nga oficerë me përvojë të shërbimeve speciale dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në qershor të vitit 2014, grupet e para me nga 250 mercenarë kanë kaluar kufirin në Ukrainë.
Një nga këto grupe është udhëhequr nga Utkin, oficer i ushtrisë ruse.
Njëri nga mercenarët e Utkinit thotë për Radion Evropa e Lirë se Utkin ka svastikën si tatu në trupin e tij, vesh helmetë me brirë dhe praktikon një formë paganizmi.
Tani thuhet se janë disa kompani ushtarake ruse që kontraktojnë mercenarë në Siri, porse vetëm trupat e Utkinit angazhohen në operacione luftarake.
Burime të Radios Evropa e Lirë vlerësojnë se janë rreth 2,000 luftëtarë të Utkinit në Siri. Ata luftojnë së bashku me një njësi të quajtur Karpatet, e cila përbëhet nga rreth 300 kozakë me shtetësi ukrainase.
Tre bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë thonë se janë rreth 8,000 rusë, përfshirë forcat ushtarake ruse, që mbështesin Assadin në Siri.
Mercenarët mund të fitojnë 150,000 rubla në muaj, apo 2,650 dollarë, plus bonus 100% nëse përfundojnë turneun tremujor. Për tre muaj, një mercenar mund të fitojë gati një milion rubla.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, komandantët mercenarë thonë se rreth 400 rusë janë vrarë në Siri qysh në vitin 2015 dhe se jo të gjithë mercenarët e vrarë janë kthyer në Rusi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-icc-sanction-780x439.jpg)
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![Mënyra e përsosur, por e ngadaltë, për të zier një vezë - sipas shkencës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-9-780x439.jpg)
Mënyra e përsosur, por e ngadaltë, për të zier një vezë - sipas shkencës
![Erdogan:](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/thumbs_b_c_f66edfe949f53436d19c440d3dbe3580-780x439.jpg)
Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër