Wycombe Wanderers ka shkruar histori pasi kanë arritur që të kualifikohet në Championship.

'The Chairboys' do të luajnë në ligën e dytë të Anglisë për herët të parë nga edicioni i ri, pasi siguruan fitoren 2-1 ndaj Oxford Unitedit në play-offin e zhvilluar në Wembley.


Golat për Wycomben i shënuan Anthony Stweart dhe Joe Jaconson, ndërsa për Oxfordin shënoi Mark Sykes, por nuk ishte e mjaftueshme.

Kështu, skuadra e drejtuar nga Gareth Ainsworth do të luajë në edicionin e ri në Championship, e që aty luan lojtari që shumëkush nga ju mund ta njihni, Aebayo Akinfenwa.

Nga kjo arritje, Jurgen Klopp ka telefonuar yllin e Wycombe për të uruar atë dhe për t'i dëshiruar futjen në Ligën Premier pas edicionit 2020/21.

Akinfenwa u shpreh shumë i lumtur nga kjo telefonatë e gjermanit, duke e falënderuar atë për thjeshtësinë dhe zemërgjerësinë. /Telegrafi/

https://twitter.com/daRealAkinfenwa/status/1282817315864797188?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1282817315864797188%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1582611-liverpool-boss-jurgen-klopp-called-adebayo-akinfenwa-after-wycombes-promotion

telegrafi sport app