LAJMI I FUNDIT:

Thirrje e hapur për trajnimin e fundit në fushën e gazetarisë (Mobile Journalism) në Prishtinë

Thirrje e hapur për trajnimin e fundit në fushën e gazetarisë (Mobile Journalism) në Prishtinë

Thirrje e hapur për trajnim e fundit në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Prishtinë

Ngritni aftësitë tuaja në gazetari, Mobile Journalism dhe raportim.

Në bashkëpunim me Pixels dhe Shqip AI, Telegrafi hap dyert për trajnimin e fundit ekskluziv në Gazetari Mobile (Mobile Journalism), një mundësi e mirë për media lokale, OJQ-të, freelancerë dhe studentë me ambicie për gazetarinë dhe teknologjinë.


Zgjerojini horizontet tuaja profesionale në rajonin e Prishtinës përmes një programi intensiv që premton të transformojë qasjen tuaj ndaj raportimit medial dhe video gazetarisë mobile.

Çfarë ofrojmë?

Trajnime të drejtuara nga ekspertët:

Mësoni nga profesionistë me përvojë të gjatë ne sektorin e mediave dhe teknologjisë.

Trajnimi është dizajnuar posaçërisht për të ngritur ekspertizën tuaj në gazetari mobile (Mobile Journalism), zhvillim të përmbajtjes, prodhim të videove, monetizim të përmbajtjes dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në prodhimin mediatik. Trajnimet do të zhvillohen me bashkëpunim të: Telegrafi, Pixels dhe Shqip AI.

Përvojë praktike: Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorimin e trajnerëve tanë. Këta artikuj do të publikohen dhe do të ju jepet hapësirë e shtuar në platformat e Telegrafit.

Mirënjohje dhe shpërblime: Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre. Ndërsa ne fund tre lajmet/artikujt me video më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Informata shtesë

Vendndodhja:

Trajnimi do të zhvillohet në Prishtinë më 26 tetor 2024.

Kohëzgjatja dhe gjuha:

Sesioni i trajnimit do të zgjasë një ditë dhe do të mbahet në gjuhën shqipe.

Numri i Pjesëmarrësve:

Për të garantuar një cilësi të lartë trajnimi, numri do të jetë i kufizuar në 10 pjesëmarrës për secilin rajon.

Kush mund të aplikojë?

Ky trajnim është ideal për gazetar/gazetare, individët dhe studentët që dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre gazetareske dhe aftësitë e prodhimit të përmbajtjes digjitale. Ne vlerësojmë diversitetin dhe barazinë, prandaj inkurajojmë aplikimet nga gratë, të rinjtë dhe individët nga komunitetet jo-shumicë.

Si të aplikoni:

Aplikantët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në info@telegrafi.com dhe muhamet.hajrullahu@telegrafi.com. Ekipi i Telegrafit do t’ju kontaktojë për t’ju njoftuar për statusin e aplikimit tuaj dhe për t’ju dhënë detaje rreth datës dhe orës së trajnimit.

Afati i aplikimit:

Ju lutemi sigurohuni që aplikimi juaj të dorëzohet deri më datën 21.10.2024. Vendet janë të kufizuara, dhe pjesëmarrësit do të zgjidhen bazuar në CV tuaj.

Mos e humbisni këtë mundësi për të ngritur aftësitë tuaja në prodhimin mediatik dhe për të bërë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin tuaj.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori