Thierry Henry beson se ishte një ‘turp’ që njëri nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave nuk ia doli ta fitojë Topin e Artë në vitin 2005.
Pothuajse një dekadë më parë, sulmuesi Brazilian Ronaldinho mori Topin e Artë, që atë kohë njihej me emrin ‘Futbollisti Evropian i Vitit’, pas një viti fantastik për klubin dhe kombëtaren.
Pasi e udhëhoqi Barcelonën drejt titullit kampion në Spanjë, për të mos e përmendur kontributin e tij në kualifikimin e Brazilit në Botëror, Ronaldinho u bë braziliani i tretë që e fitoi këtë çmim, pasi ai kishte marrë 25 pikë.
Por ky rezultat kishte qenë tejet befasuese për ish-sulmuesin e Arsenalit, Henry, i cili beson se Steven Gerrard duhet të kishte qenë fitues i Topit të Artë në vitin 2005, pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.
“Ishte një turp që ai nuk e fitoi çmimin ‘Futbollisti Evropian më i mirë i Vitit’ pas finales në Stamboll në vitin 2005”.
“Për mua, ai do të cilësohet si njëri ndër mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave”, ka thënë Henry.
Frank Lampard (Chelsea) përfundoi i dytë në garë me 148 pikë, teksa Steven Gerrard (145 pikë), Thierry Henry (41 pikë) dhe Andriy Shevchenko (33 pikë) e kompletuan pesëshen më të mirë./Telegrafi/