LAJMI I FUNDIT:

Thiago Silva tallet me gjyqtarin Anthony Taylor pas vendimeve të diskutueshme në derbin Chelsea – City

Thiago Silva tallet me gjyqtarin Anthony Taylor pas vendimeve të diskutueshme në derbin Chelsea – City

Manchester City e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën Premier, pasi ka triumfuar në udhëtim te Chelsea me rezultat të pastër 0-2.

City arkëtoi tre pikët e para në kampionat falë golave të shënuar nga Erling Haaland dhe Mateo Kovacic.

Në pjesën e dytë, Chelseat iu mohua një penallti pasi topi goditi në krahun e Kovacic para se të dilte nga këndi. Kjo ngjalli shumë pikëpyetje për gjyqtarin nga tifozët.


Manchester City e nis me stilin e kampionit, fiton si mysafir i Chelseat  
Lexo po ashtu Manchester City e nis me stilin e kampionit, fiton si mysafir i Chelseat  

Londinezët patën ankesa edhe në një rast në pjesën e parë, kur Enzo Fernandez u rrëzua në zonë nga Savinho, por që nuk u akordua penallti.

Pas ndeshjes, Thiago Silva u tall me gjyqtarin Anthony Taylor pasi komentoi vendimin në një postim në Instagram.

“Anthonyyyyyyyyyyyyyyy”, ka shkruar Thiago Silva.

Komenti nga ish-qendërmbrojtësi i Chelseat ka marrë mijëra komente nga tifozët të cilët u pajtuan se Taylor i ka dëmtuar londinezët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

La Liga
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

La Liga
Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Kombëtarja e Shqipërisë
Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Ligat tjera
Kalo në kategori