Thiago Silva është njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në dekadën e fundit në Botë.

Braziliani shkëlqeu me Milanin dhe PSG-në, derisa dy vite më parë u bashkua me Chelsean ku arriti ta fitoj edhe Ligën e Kampionëve, trofe që i mungonte.


38-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2023, por ajo mund t'i vazhdohet pasi veterani po tregon formë të shkëlqyer.

thiago silva scaled 1

Gjithsesi vet qendërmbrojtësi brazilian ka thënë se shpreson që të luaj deri në moshën 40 vjeçare, por për një gjë të tillë do të vendos pas Kupës së Botës.

“Vazhdimësia e karrierës? Shumë do të varet nga paraqitja e këtij sezoni dhe mbi të gjitha do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës".

Screenshot 2 102

"Më pas, duhet të vijë edhe rinovimi i kontratës, por unë mund ta konfirmoj se qëllimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare”, ka deklaruar Thiago Silva.

Silva këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje me Chelsean ku ka dhuruar një asistim, derisa në fushë ka qëndruar për 630 minuta në total. /Telegrafi/

telegrafi sport app