LAJMI I FUNDIT:

Thiago Silva i dëshpëruar që nuk startoi ndaj Realit, publikon një mesazh zhgënjyes

Thiago Silva i dëshpëruar që nuk startoi ndaj Realit, publikon një mesazh zhgënjyes

Thiago Silva kishte publikuar një mesazh që është interpretuar si zhgënjyes, para ndeshjes kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i klubit francez, Unai Emery, vendosi ta angazhonte Presnel Kimpemben në formacionin startues duke e lënë mbrojtësin brazilian në bankën rezervë.


Silva thuhet se është befasuar kur është njoftuar se do të qëndrojë në bankën rezerve në ndeshjen e madhe në Santiago Bernabeu.

Formacionet zyrtare të superduelit ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së
Lexo po ashtu Formacionet zyrtare të superduelit ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së
(Foto: InstaStory/Thiago Silva_33)

“Shpresoj se Zoti do të më ndihmojë të përmirësohem”, ka shkruar në një postim të tij në InstaStory.

33-vjeçari nuk u inkuadrua as në fitoren e PSG-së (1-0) kundër Toulouse në fundjavë dhe duket se ai nuk është aspak i kënaqur me vendimin e trajnerit që ta lë në bankë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

Kimpembe luajti nga minuta e parë edhe në fitoren e PSG-së në vitin e kaluar (4-0_ kundër Barcelonës në Parc de Princes.

Ndërkohë që Silva luajti në ndeshjen kthyese që rezultoi të ishte historike (Barcelona fitoi 6-1 dhe u kualifikua tutje).

Në mungesë të kapitenit, në ndeshjen kundër Realit shiriti iu dha Marquinhos. Vlen të përmendet se edhe Zinedine Zidane nuk e inkuadroi nga minuta e parë anësorin Gareth Bale.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori