Aktorja thotë se e ka pasur më të vështirë që t’i përshtatet rolit të saj në filmin e ri "The Burning Plain", ku luan rolin e një nëne vetë-abuzuese dhe të varur nga seksi, sesa t’i heqë teshat në film.

“Të jesh lakuriq, është njëra nga gjërat për të cilat njerëzit mendojnë se është e vështirë të realizohet, por nganjëherë është më vështirë të realizosh një skenë ku duhet të paraqitesh emotive, e dhimbshme dhe e lëndueshme”, ka shpjeguar fituesja e Oskarit.