Telegrafi

Thënie të të famshmëve: Dashuria është t’i dhurosh atë që s’e ke dikujt që s’e do atë gjë!

Mark Twain: “Po more një qen që po ngordh urie dhe e ushqen sa të majmet, nuk do të të kafshojë. Ky është dallimi kryesor mes qenit e njeriut”!

Salvador Dali: “Më e pakta që mund t’i kërkosh një skulpture është që të mos lëvizë”!

Gerard De Villiers: “Zviceranët, mbasi shpikën orën me lavjerrës morën tre shekuj pushim”!

Ken Dodd: “S’kam folur me vjehrrën time për tetëmbëdhjetë muaj. Nuk doja ta ndërprisja”!

Matteo Moder: “Italia është një gadishull që laget nga shqiptarët”!

Woody Allen: “Nesër në mëngjes në orën gjashtë do të ekzekutohem për një krim që nuk e kam kryer. Duhej të ekzekutohesha në orën pesë, por kam një avokat shumë të zotin”!

Antonio Machado: “Më ndihmoni të kuptoj atë që them dhe do t’jua formuloj më mirë”!

Luc De Vauvenargues: “Çdo padrejtësi na ofendon, kur nuk na sjell direkt ndonjë përfitim”!

Raimondo Vianello: “Po të shikoj pas, nuk kam për çfarë të pendohem. Sikur të duhej të rifilloja edhe një herë nga fillimi, do të kisha ribërë ekzaktësisht çdo gjë që kam bërë. Edhe do të isha rimartuar. Me një tjetër, natyrisht”!

Jacques Lacan: “Dashuria është t’i dhurosh atë që s’e ke dikujt që s’e do atë gjë”!

Zuzzurro & Gaspare: “Në drekat e punës flitet e hahet, hahet e flitet: në fund nuk di as çfarë ke ngrënë e as çfarë ke folur”!

Fabio Di Iorio: “Seksi ëhtë një çështje krejt personale, por nganjëherë është mirë ta ndash me një person tjetër”! /Telegrafi/