LAJMI I FUNDIT:

Themelohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore

Themelohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore

Me 61 vota për dhe 4 kundër, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kjo temë solli përplasje në Kuvend gjatë ditës në mes të deputetëve të opozitës, pozitës dhe ministrave të Qeverisë.

Opozita akuzoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagvacin, për keqpërdorime dhe manipulime, gjatë procesit të subvencionit të teksteve dhe mjeteve shkollore.


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, në seancën plenare të së enjtes në Kuvend ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për krim të organizuar në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

Kastrati akuzon ministren Nagavci “për krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore
Lexo po ashtu Kastrati akuzon ministren Nagavci “për krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

Krastrati i ka akuzuar Mihalin dhe Nagavcin për “krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

“Kjo është logoja e Albasit. Këtu në librin Aventurat e Verës është autore Arbërie Nagavci. Pra, Albasi e ka pagu këta”, ka deklaruar Kastrati.

Ai gjithashtu ka akuzuar qeverinë për shkeljen e ligjit për ndarjen buxhetore, duke thënë se ka pasur manipulime për tekstet shkollore në favor të një shtëpie botuese.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tha se mezi presin për themelimin e këtij komisioni, sipas saj për të hetuar të gjitha keqpërdorimet që e kanë ndodhur ndër vite kur partitë e tjera kanë udhëhequr Ministrinë e Arsimit.

“Ndonëse kërkesa e PDK-së për themelimin e këtij komisioni hetimor parlamentar është e bazuar krejtësisht në të pavërteta dhe në pasaktësi, unë personalisht, gjitha kabineti im dhe gjithë kolegët në ministri, mezi presim themelimin e këtij komisioni dhe të flasim për këtë temë sepse po, duhet hetuar të gjitha abuzimet për keqpërdorime që kanë ndodhur ndër vite, ndërkohën kur PDK-ja udhëhiqte më Ministrinë e Arsimit. Por, jo vetëm PDK-ja”.

“Në arsyetimin tuaj në kërkesën që e keni dërguar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar ju keni thënë se kemi dështuar në furnizimin me tekste shkollore për nxënësit. Kjo është e pavërtetë, ne nuk kemi asnjë raport, asnjë kërkesë, asnjë ankesë nga asnjë drejtori e arsimit e cila thotë se nuk janë furnizuar fëmijët apo se kanë mungesë të teksteve mësimore”, tha Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori