Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me OJQ “Polis” në Lipjan kanë organizuar një debat me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe atij qendror për t’i shikuar kapacitetet financiare dhe sfidat për themelimin e komunave të reja në fshatin Magurë e atë Janjevë.
Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në KDI, fillimisht gjatë hapjes së këtij debati ka thënë se në këtë tryezë janë të ftuar përfaqësues nga niveli qendror, pastaj OJQ të ndryshme nga komuna të ndryshme, përfaqësues të institucioneve lokale të Lipjanit, Shtimes, Hanit të Elezit, Graçanicës etj.
“Potencialet e komunave për të siguruar qëndrueshmëri financiare dhe sfidat për krijimin e komunave të reja janë një debat i gjerë i cili me vite të tëra po diskutohet nëpër Kosovë për disa arsyeje, dhe kërkesa që në shumë lokalitete nëpër komuna ekzistuese kërkojnë të jenë të ndara si komuna”, ka thënë Kryeziu. Ndërkaq kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se raportet e OJQ-ve do të duhej të bëheshin në përputhje me strategjinë zhvillimore të qeverisjes lokale dhe me hartën e qeverisjes lokale, duke përfshirë një varg kriteresh të tjera përveç vullnetit të qytetarëve, të cilët kanë dëshirë për të themeluar komuna të reja mbi bazën e të menduarit për një qeverisje më të mirë apo për shërbime më efikase sa më afër vetes.
“Ky proces është nisur nga politika, gjë që nuk është në rregull, sepse nëse bëhet fshati Magurë komunë në vete, atëherë po shkëputen fshatrat Shalë, Mirenë, Baicë etj. nga rajoni apo nga pjesa gjeografike e Lipjanit. Prandaj kujtoj se procesi duhet të fillojë nga baza, sepse del më origjinal dhe i pranueshëm, kështu që ideja e krijimit të komunave të reja duhet të nisë në proporcion gjeografik dhe demografik”, ka thënë Ahmeti. Ai ka sqaruar se probleme të tilla kanë edhe me fshatin Janjevë, sepse rruga aktuale e këtij fshati është në territor të Komunës së Graçanicës, ndërkaq fshati Janjevë është në kompetenca të Lipjanit. “Megjithatë, niveli qendror dhe kompetentët duhet të merren me çështje të tilla, andaj do të duhej t’i shtronin edhe një varg argumentesh të tjera për të nxjerrë saktë qëndrueshmërinë e komunave të reja. E para është shumë e nevojshme të ketë një balancë gjeografike dhe demokratike në ndërtimin e komunave të tjera duke e marrë parasysh edhe numrin e banorëve”, ka bërë me dije Ahmeti. Ai ka shtuar se parimi për t’iu ofruar shërbime sa më afër qytetarëve është primar, mirëpo duhet të kenë kujdes organet kompetente që themelimi i komunave të reja mund të sjellë edhe devijim të një qëndrueshmërie.
Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike i qeverisjes lokale, njëherësh deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka thënë se fillimisht janë duke e bërë një hulumtim se komunat e reja a mund të kenë një qëndrueshmëri, pastaj a është vullneti i vetë qytetarëve dhe a ka interesa për zhvillim ekonomik.
“Në fakt, kam kërkuar argumente për ta trajtuar një çështje e cila do të jetë sfiduese për të marrë vendime të tilla. Kemi vendime për krijimin e komunave dhe ndryshimin e komunave etj. për qëllime politike nga të cilat vuajnë qytetarët. Gjithashtu jemi ballafaquar me vendime të ndryshme sa i përket administrimit të pushtetit lokal, të cilat kanë qenë politike, pastaj qytetarët kanë vuajtur me vite të tëra. Si deputetë kemi përgjegjësi ta trajtojmë në nivelin lokal, sepse së shpejti do të ballafaqohemi me probleme të tilla, andaj duhet bërë një hulumtim se këto komuna të reja a mund të kenë një qëndrueshmëri dhe a ia vlen të themelohen ato, pastaj a janë të pajtimit edhe vetë qytetarët etj.”, ka thënë Pajaziti.
Nga ana tjetër Xhevat Tafa, zyrtar në Zyrën Ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se themelimi i komunave të reja ka për qëllim ofrimin e shërbimeve sa më afër qytetarëve, andaj, siç tha ai, MAPL-ja është duke i përgatitur edhe disa kritere të tjera që lidhen me këtë çështje. “Ministria është në proces të vlerësimit të kritereve se cilat lokalitete mund të bëhen komuna në vete. Për themelimin e një komune të re duhet të punësohen 55 zyrtarë për funksionim të administratës, sepse ligji nuk e specifikon a është komunë e vogël me 5 mijë banorë apo me 200 mijë banorë. Sidoqoftë, MAPL-ja do t’i vazhdojë proceset në bazë të vlerësimeve në terren, kritereve dhe rekomandimeve të ndryshme profesionale”, ka thënë Tafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës