Katër shtete të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia, iu bashkuan qëndrimit të shumicës së shteteve të BE dhe të NATO-s për të dëbuar diplomatë rusë, kurse dy shtete Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk iu bashkuan këtij qëndrimi. U kristalizua edhe njëherë vija e ndarjes në rajon midis kampit properëndimor dhe kampit prorus. Ndodhi e njëjta gjë si me sanksionet ekonomike të BE kundër Rusisë në vitin 2014, të cilat Brukseli i vendosi si dënim për aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Rusia dhe për ndezjen e luftës separatiste proruse në Ukrainën Lindore.
Tre shteti të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia iu bashkuan në atë kohë sanksioneve të BE, kurse Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e drejtuar nga kryeministri prorus Nikolla Gruveski kundërshtuan sanksionet dhe përkrahën Rusinë. Tani qeveria e re e kryeministrit Zaev iu bashkua linjës së përbashkët properëndimore, duke dëbuar një diplomat rus, me gjithë kundërshtimin e presidentit prorus të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili doli me komunikatë se ishte kundër.
Ndarja rajonale në dy kampe në zhvillimet e tanishme, njësoj si në kohën e krizës ukrainase, dëshmon thellimin e vijës së çarjes strategjike të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht se kjo çarje është në fushën e politikës së jashtme, ajo provon se sa i vështirë është integrimi real evropian i rajonit të quajtur “Ballkan Perëndimor”. Fakti që një shtet si Serbia, shtet kandidat që ka filluar bisedimet e pranimit në BE, dhe një shtet si Bosnjë-Hercegovina, që aspiron të hyjë në BE, po i kundërvihen politikës së jashtme të BE, krijon një situatë absurde ballkanike dhe e vë shumë në dyshim orientimin e tyre zyrtar për anëtarësim në BE. Këto ndarje provojnë se Ballkani Perëndimor po thellon pozicionimet strategjike në dy pole të ndryshme, njeri grup drejt integrimit euroatlantik dhe grupi tjetër drejt integrimit rus.
Kjo çarje strategjike në Ballkanin Perëndimor po merr drejtime negative për situatat e sigurisë në formën e kërcënimeve të drejtpërdrejta për përdorimin e forcës në rajon midis shteteve. Serbia dhe Rusia ditët e fundit kanë demonstruar një kërcënim flagrant për përdorimin e forcës kundër shteteve të rajonit. Në datën 28 mars, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq deklaroi publikisht se ai kishte marrë në konsideratë ndërhyrjen ushtarake dhe dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë në rastin e dëbimit nga Kosova në 5 mars të zyrtarit provokator Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në një shtet tjetër. Presidenti serb kërcënoi se çdo herë që ndeshemi me një situatë të tillë, ju duhet ta konsideroni, gjithashtu, dërgimin e ushtrisë. Natyrisht presidenti serb e di se dërgimi i ushtrisë serbe do të thotë luftë. Në datën 29 mars ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Shçerbak, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të qeverisë së Maqedonisë për të dëbuar një diplomat rus, kërcënoi hapur Maqedoninë që të mos hyjë në NATO, sepse mund të përballet me goditje ushtarake ruse. “Nëse shkohet në një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, ju do të keni rolin e një objektivi legjitim”,-kërcënoi ambasadori rus.
Gjëja e parë, që bie në sy, është që Serbia dhe Rusia në të njëjtën frekuencë toni dhe kohe adresojnë kërcënime për përdorimin e forcës në rajon kundër shteteve, që ndjekin kursin properëndimor. Kjo fushatë kërcënimi ushtarak evidenton një aktivizim më të madh të Serbisë në funksion të strategjisë së politikës së jashtme të Rusisë për influencë nëpërmjet krijimit të tensioneve, trazirave dhe konflikteve në shtetet e rajonit. Po manifestohet një koordinim i ngushtë midis Moskës dhe Beogradit në këtë drejtim, siç dëshmon edhe biseda telefonike e presidentit rus Vladimir Putin me presidentin serb Vuçiq në 28 mars, ku, siç deklaroi vetë Vuçiq, i ka kërkuar Putinit këshilla se “si të përballojë dhunën dhe agresionin e Kosovës ndaj serbëve”. Dhe presidenti rus, në vend që t’i kujtojë presidentit serb se Rusia i arreston, i dënon dhe i dëbon të gjithë ata shtetas të huaj, që kalojnë kufirin rus pa vizë dhe pa leje, si provokatori Gjuriq kufirin e Kosovës në 25 mars, e inkurajon agresivitetin e Serbisë. Presidenti serb, pasi deklaroi se kishte konsideruar ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, kërcënoi se “Ne do të kemi mbështetje të çdo lloji nga Rusia”. Kjo ringjallje e gjuhës së luftës të kohës së Millosheviqit, anëtar i kabinetit të të cilit ka qenë Vuçiqi, duhet të tërheqë vëmendjen e veçantë të Brukselit, të Prishtinës, të Tiranës dhe kryeqyteteve të tjera të rajonit.
Duhet pritur që Serbia ta shkallëzojë situatën në Kosovë dhe rreth Kosovës. Jo rastësisht Beogradi, sipas gazetës serbe “Danas” të 30 marsit, që citon burime qeveritare, planifikon të përsërisë provokacionin, duke dërguar në mënyrë të paligjshme Gjuriqin prapë në Kosovë në 20 prill. Kjo do të thotë që Beogradi po kërkon me qëllim të hapë sherr të madh dhe konflikt me shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Qeveria e Aleksandër Vuçiqit i ka hipur karros së luftës. Ndërkaq në parlamentin serb deputetët po kërkojnë që Serbia të anëtarësohet sa me shpejt në organizatën ushtarake ruse CSTO, të krijuar dhe të drejtuar nga Moska. Në këtë organizatë ushtarake ruse Serbia ka statusin e shtetit vëzhgues në parlamentin e CSTO.
Gjëja e dytë, që bie në sy, është se kërcënimet e Serbisë dhe të Rusisë po drejtohen kundër pjesëve të kombit shqiptar. Serbia po kërcënon direkt popullin shqiptar të Kosovës dhe shtetin shqiptar të Kosovës me ndërhyrje ushtarake. Rusia po kërcënon direkt me përdorimin e forcës ushtarake Maqedoninë, ku afër gjysma e popullsisë së shtetit janë shqiptarë, që do të thotë se efekti i kërcënimit prek pjesën e kombit shqiptar.
Në një situatë të tillë nuk është e këshillueshme që kjo fushatë kërcënimesh serbo-ruse të përdorimit të forcës të kalojë pa u analizuar nga qeveritë dhe partitë politike të dy shteteve shqiptare. Më e pakta do të ishte një proteste drejtuar Serbisë dhe Rusisë. Shqipëria, Kosova dhe forcat politike në trevat e tjera shqiptare, nuk mund të mos shohin se ka një tensionim antishqiptar të situatës në Ballkanin Perëndimor. Përderisa ka një tensionim të situatës në shkallë evropiane midis bllokut euroatlantik dhe bllokut rus, është e qartë se kjo pritet të shkallëzohet më fort në hallkat e dobëta, në Ballkan, ku Rusia po përdor qeveritë dhe forcat proruse, siç është Serbia dhe e ashtuquajtura “serpska republika”.
Shqipëria, Kosova dhe forcat e tjera politike në rajon nuk mund të mos shohin se burimet dhe vatra e kërcënimit real për shtetet shqiptare dhe për kombin shqiptar po vijnë nga po ato qendra antishqiptare, që historikisht kanë dashur dhe duan ta varrosin çështjen shqiptare dhe kombin shqiptar. Sidomos Kosova duhet të ndërgjegjësohet për shkallën e lartë të rrezikut, që po i vjen nga Veriu. Prishtina nuk mundet të sillet sikur nuk po ndodh gjë e re dhe sikur në Beograd po bëjnë vetëm teatër.
Në Beograd po bëhet teatër me orientimin evropian dhe me integrimin evropian, por nuk po bëhet teatër me strategjinë e vjetër serbe të zhbërjes së shtetit të pavarur të Kosovës. Në Beograd nuk po bëjnë teatër me kërcënimet ndaj sovranitetit, integritetit dhe ekzistencës së shtetit të pavarur të Kosovës. Në Beograd nuk po bëjnë teatër, por me ndihmën e lobit serb po vënë në skenën e Prishtinës teatrin fatkeq të largimit të vëmendjes shtetërore dhe publike nga rreziku serb. Serbia dhe lobi serb në Prishtinë po përpiqen ta hapërdajë vëmendjen shtetërore dhe publike shqiptare në drejtime të paditura dhe në horizonte gjeografike të kontinenteve të tjera. Një popull dhe një komb që e sheh dhe e kërkon armikun dhe rrezikun në hava, kur armikun dhe rrezikun i ka tek dera, bëhet vullnetarisht një pre e lehtë.
Shqipëria, Kosova, populli shqiptar në Maqedoni dhe gjithë shqiptarët, duhet të kujtojnë se kërcënimet dhe kafshimet sot po u vijnë po nga ata shtete, që na kanë grabitur territoret në shekuj. Ninullat idiote të “integrimit rajonal” apo të “familjes dhe vëllazërimit ballkaniko-perëndimor” janë për naivët dhe për të fikur alarmet kombëtare. /GSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Collina-780x439.jpg)
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht