Çmimin në emër të ProCredit Bankës e pranoi Rezak Fetai, menaxher i lartë në ProCredit Bank, më 28 nëntor, në Londër, njofton kjo bankë nëpërmjet një komunikate.

Për të pestin vit me radhë ‘The Banker’ nderon ProCredit Bankën me çmimin banka më e mirë në vend.


Në ceremoninë e mbajtur në kryeqytetin britanik janë shpërblyer bankat më të mira në 149 vende, përfshirë Kosovën në mesin e tyre me ProCredit Bankën. /Telegrafi/