Site icon Telegrafi

“I thash Dorit dje hajde të shtunën këtu” – bëhet virale një video e Olta Gixharit në BBVA ku thotë se ka kontaktuar me burrin e saj

Aktorja Olta Gixhari është një prej konkurrenteve më të forta të edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania.

Ajo shquhet veçanërisht për debatet e forta dhe situatat dramatike që arrin të krijojë me banorët e tjerë në shtëpi.

Megjithëse është mjaft hermetike për jetën e saj private, mediat nga jashtë kanë shkruar se ajo ka një dashuri të pafundme për bashkëshortin e saj, i cili quhet Dori.

Olta Gixhari dhe bashkëshorti i saj, Dori (Foto: Arkiv)

Por i çuditshëm mbetet fakti se në një nga ditët e fundit, aktorja nga Durrësi është dëgjuar duke i thënë Deamishelit se ka kontaktuar me të në një prej ditëve në Big Brother VIP Albania.

Lexo po ashtu Vesa Luma publikon fotografi të rralla të para 20 viteve me Luiz Ejllin në "Ethet e së Premtes"

“Unë i thash Dorit dje, kudo qofsh të shtunën hajde këtu”, dëgjohet Olta duke i thënë Deas.

Nuk dihet se në çfarë konteksti e ka thënë këtë, megjithatë videoja në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale.

Disa fansa kanë hedhur dyshimet se ajo mund të jetë duke pasur kontakte me partneri ne saj, gjersa të tjerë e kanë mbrojtur duke thënë se Olta ka shfrytëzuar dhomën e rrëfimit për t’i dërguar mesazh privat burrit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version