LAJMI I FUNDIT:

Thaçi thotë se Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen e vitit 2015

Thaçi thotë se Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen e vitit 2015

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në forumin ndërkombëtar “GlobSec” që është duke u zhvilluar në Bratislavë ka thënë se Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen për energji, për menaxhimin e kufirit, hapjen e urës së lumit Ibër etj.

Ai tha se Kosova e ka sistemin e drejtësisë të integruar si dhe janë hequr barrikadat. Thaçi po ashtu theksoi se në Kosovë nuk ka probleme ndëretnike.

“Për herë të parë kemi pasur zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Doja të shprehja mirënjohje presidentit Vuçiq për vizitën që i ka bërë qytetarëve serb në Kosovës, gjatë fushatës. Kosova do ta zbatojë marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave serbe të bazuar në Kushtetutën  e Kosovës. Lista serbe nuk ka lejuar qytetarët që të jenë pjesë e jetës politike dhe të shkruajnë statutin e Asociacionit. Nga ana serbe duhet të punojnë më shumë për marrëveshjen e integruar të kufirit, energjisë”, ka thënë Thaçi.


Presidenti i vendit tha se 90 për qind e shqiptarëve e duan dialogun dhe marrëveshjen, si dhe nuk brengosen shumë për politikën ditore.

“Kemi krijuar një ekip negociator që do të merren me dialogun dhe janë plotësisht të unifikuar. Qytetarët e Kosovës duan një marrëveshje Kosovë – Serbi që do të çonte në integrim të vendit për zhvillim ekonomik, për një jetë më të mirë”, u shpreh ai.

Ndërsa, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq ka reaguar duke thënë se askund në marrëveshjen e Brukselit nuk shkruan diçka për temat e përmendura nga Thaçi.

“Thaçi tha se ne nuk kemi bërë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes për energjinë dhe urën në Mitrovicë. Në marrëveshjen e Brukselit nuk shkruan asgjë për to. Ura në Mitrovicë dhe IBM-ja nuk  përmenden në marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori