Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në ngjarjet në Nicë të Francës, ishte një mafestim i lirisë ishte shndërruar në mort, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se bota duhet të bashkohet në luftën kundër terrorizmit dhe se liria duhet të ruhet.


Lexojeni shkrimin e plotë të Thaçit në Facebook:Në një mbrëmje homazhi, kujtuam edhe njëherë viktimat e sulmit në Nice të Francës, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin francez. Atë ditë, në Nice, një manifestim i lirisë u shndërrua në mort. Bota duhet të bashkohet rreth luftës kundër terrorizmit me qëllim që ta ruajë këtë liri, për të cilën miliona njerëz sakrifikuan.