LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Në ditën kur Organizata e Kombeve të Bashkuara shënon 75 vjetorin e themelimit, presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë”.

Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate.


Postimi i plotë i Thaçit:

“Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë. Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori