LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon Gjergj Dedajn dhe Ferid Aganin

Thaçi takon Gjergj Dedajn dhe Ferid Aganin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takime të ndara kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, si dhe kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj.

Në takimin me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, duke folur për të arriturat e pandalshme të Kosovës gjatë këtij muaji, presidenti Thaçi tha se shteti i Kosovës tashmë është në një pozicion tjetër ndërkombëtar, me subjektivitet shtetëror më të fuqizuar, porse duhet të punohet edhe më shumë për zhvillimin ekonomik.

“Konsolidimi i shtetit të Kosovës është duke u përmbyllur, si brenda ashtu edhe në skenën ndërkombëtare” u shpreh presidenti Thaçi.


Ndërsa, në takimin me kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, presidenti Thaçi tha se gjithnjë do të jetë i hapur për t’i dëgjuar të gjitha alternativat politike.

“Dialogu, brenda dhe jashtë, është rruga e vetme për të ndërtuar shtet të suksesshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kryetari Agani dhe kryetari Dedaj e përgëzuan presidentin Thaçi për detyrën e re dhe shprehën përkrahje për agjendën e tij si President i Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

23