Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në takim nga kryetari i Kuvendit të Japonisë, Tadamori Oshima.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimit të ideve dhe projekteve konkrete ndërmjet dy parlamenteve të shteteve tona.
Fillimisht, presidenti Thaçi, ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovën në tri dekadat e fundit, sidomos në procesin e shtetndërtimit dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar.
Presidenti Thaçi ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe për Iniciativën për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, që ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit të Japonisë dhe krijimin e paqes afatgjatë në rajonin tonë.
“Ky fokus i ri i kryeministrit Abe dhe shtetit Japonez vjen në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin. Kosova është e përcaktuar për anëtarësim të shpejt në BE dhe NATO, derisa mirëpret rolin e Japonisë për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, ka shtuar Presidenti.
Në njoftim thuhet se Thaçi ka theksuar se pas kësaj vizite shtetërore duhet të formohen grupe në kuadër të Qeverive dhe Parlamenteve për të projektuar një strategji afatgjate të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë është një hap konkret në rritjen e këtij bashkëpunimi. Tani duhet shikuar mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik”, ka shtuar ai.
Në takim është biseduar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku presidenti Thaçi ka falënderuar autoritet japoneze që janë duke mbështetur këtë proces të paqes dhe hapjes së perspektives evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga ana tjetër, Tadamori Oshima, kryetari i Dhomës së Ultë të Përfaqësuesve ka theksuar se Japonia dhe Kosova kanë histori të ngjashme, ku shtetndërtimi i suksesshëm është bërë i mundur falë punës së madhe të shumë gjeneratave.
“Vlerësoj se nën lidershipin tuaj edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë sukses, ashtu siç keni pasur suksese edhe në të kaluarën. Japonia mbështet paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.
Kryetari Oshima e ka njoftuar presidentin Thaçi edhe me përgatitjet që janë duke u bërë për mbarëvajtjen e lojërave Olimpike, që mbahen më 2020 në Japoni.
Ndër të tjera njoftim thuhet se Thaçi ka theksuar se Kosova është e nderuar që merr pjesë me shumë atletë dhe atlete dhe se pret se do të kthehen me medalje në Kosovë, derisa edhe kësaj radhe do të marrë pjesë Majlinda Kelmendi, e cila është shumë e njohur në Japoni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri