LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Sakrifica e Ismet Jasharit, dëshmi e vlerave kombëtare të luftës sonë

Thaçi: Sakrifica e Ismet Jasharit, dëshmi e vlerave kombëtare të luftës sonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën”, në 21 vjetorin e rënies

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, Ismet Jasharin e ka quajtur si njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në 21 vjetorin e rënies, kujtojmë Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën” njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia më e mirë e vlerave kombëtare të luftës sonë, së cilës iu bashkuan luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./telegrafi/