Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin diskutoi për hapat konkretë për thellimin e bashkëpunimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Biseduam veçanërisht lidhur me përgatitjet dhe mbështetjen time të plotë për takimin e radhës së dy qeverive që do të mbahet më 3 qershor, në Prishtinë. Folëm edhe për prioritetet tona të përbashkëta në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, posaçërisht përkitazi me zhvillimin ekonomik përmes turizmit”, tha Thaçi.
I pari i vendit theksoi edhe përkushtimin për një fqinjësi të mirë, për një rajon të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit si dhe për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta për integrimet euroatlantike, që edhe Kosova, sa më shpejt të jetë e mundur, të sigurojë liberalizimin e vizave tani që ka përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet.
“Në ditët e ardhshme presim edhe vendimin pozitiv nga Brukseli, ndërsa po vazhdojmë të punojmë që sa më parë të bëhemi pjesë e programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, e gradualisht, bashkërisht të afrohemi në familjen e madhe në Bruksel, si Kosova e Shqipëria, ashtu edhe i gjithë rajoni”, theksoi presidenti Thaçi, i cili përsëriti se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për reformat e gjithëmbarshme në vend.
Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se presidenti Thaçi ka qenë një inkurajues i madh i të gjitha nismave dhe i gjithë bashkëpunimit që ekziston midis dy vendeve gjatë viteve të kaluara dhe në vazhdim. “Gjeta mirëkuptim të plotë për të gjitha temat që diskutuam për një thellim të vazhdueshëm të bashkëpunimit institucional, bashkëpunimit shpirtëror, që si Shqipëria, ashtu edhe Kosova të jenë pjesë e familjes evropiane nëpërmjet reformave që qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë”, tha ambasadori Minxhozi, i cili u shpreh besimplotë që zhvillimi ekonomik do të njohë rritje më të mëdha.
Për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, presidenti Thaçi tha se ai do të rritet dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat

Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës